Aksion i Prokurorisë dhe Policisë ndaj strukturave ilegale të Serbisë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se kanë nisur një aksion bashkë me Policinë në rajonin e Dukagjinit.

Ai ka thënë se shkurt se: “Prokuroria dhe policia janë në aksion për momentin”. Nuk ka dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, burime brenda organeve të sigurisë kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se aksioni po zhvillohet ndaj strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

Ditë më parë janë mbyllur disa institucione të Serbisë në Kosovë që kanë lëshuar dokumente për vendbanimet e Kosovës./BetimipërDrejtësi

Read Previous

Xhaferi: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Maqedonisë së Veriut

Read Next

RMV: Mbi 61.000 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal