Është riparuar matësi për cilësinë e ajrit në qytetin e Gjakovës i cili ishte realizuar falë një projekti të përbashkët të organizatës “Let’s Do it Peja”, Bashkimit Evropian dhe Komunës së Gjakovës.
Ky matës ditën e sotme ka treguar për cilësi të dobët të ajrit në qytet. Matësi është i vendosur në qendër të qytetit. Ndotja e ajrit është një problem kyq me të cilin po përballen miliona njerëz në të gjithë botën.
Forma më e dukshme e ndotjes është smogu apo tymi, pastaj ndotja që vjen nga makinat,por edhe nga ngrohja me dru.
Sipas ekspertëve shëndetësorë ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme në organizëm njëjtë si duhanpirja.