Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand ia ka propozuar Arsenalit huazimin e ish yllit të Real Madridit Karim Benzema për pjesën e mbetur të sezonit.
Trajneri Mikel Arteta po ka vështirësi në pozitën e numrit nëntë, sidomos me Gabriel Jesus që humbi sezonin shkaku i këputjes së ligamentit të gjurit.
Ferdinand i ka propozuar “Topçinjve” që ta marrin francezin Benzema të Al Ittihad, ngase beson se do t’ua zgjidhte problemet për një kohë të shkurtër.
“Do të shkoja dhe ta merrja Benzeman. Do t’i thosha më jepni gjashtë muaj huazim, thjesht kaq”, tha Ferdinand.
Ndërkohë, ish futbollisti skocez Ally McCoist beson se Kai Havertz asnjëherë nuk do të jetë top golashënuesi që Arteta e kërkon.
“Ju nevojitet një golashënues, është kaq e thjeshtë. Shikoni Havertz, po merr shumë pasime dhe është pak e vështirë sepse nuk është golashënues”.
“Havertz është nga këta lojtarët që do të shënonte shumë më shumë duke ardhur nga e majta, ose si numër 10 por jo si qendërsulmues”.
“Nuk është shkencë që Arsenali po krijon raste, por iu nevojitet dikush që brenda zonës së gjashtë-metërshit t’i finalizojë. Do ta merrja Osimhen. Ai ka shënuar gola në Turqi, forma nuk është si para 18 muajve te Napoli por mund ta rikthen lehtë”. /Nacionale/