Rinumërimi përfundon gjatë ditës

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së do të përmbyllet gjatë ditës.

Zëdhënësi i KQZ -së Valmir Elezi ka thënë se kanë mbetur edhe një numër i vogël i votave që janë në proces.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.

Në mesin e vendvotimeve të rinumëruara janë edhe disa vota të AAK-së, me të cialt dyshohet se u manipulua./Ekonomiaonline

Read Previous

​Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllur në pandemi

Read Next

Spitalet në Brazil, “buzë kolapsit”