Rinia angazhohet më pak në proceset e vendimmarrjes

Në kuadër të ditës botërore të rinisë e cila shënohet me 12 gusht u mbajt tryezë diskutimi, ku u zhvillua debat i hapur rreth pozitës dhe shqetësimeve të të rinjëve në përgjithësi, me theks të veçantë tek të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali, dhe egjiptjan. Përpos përfaqësuesëve nga niveli lokal dhe ai qëndror të pranishëm në diskutim ishin edhe qytetarë dhe pjestarë nga organizata joqeveritare. Emrah Cërmjani nga “Roma in Action” u shpreh se përmes aktiviteve të tilla synohet që të ngrihet zëri i rinisë dhe se pavarësisht progresit të bërë ndër vite sfidat dhe diskriminimet te të rinjtë e posaqërisht te këto komunitete ende vazhdojnë të jenë të pranishme.

Ndërsa nga përfaqësues të nivelit qëndror u tha se pjestarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptjan e kanë treguar veten disa herë, që mund të arrijnë suksese edhe në pozita vendimmarrëse.

Ndërkaq deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agon Batusha potencoi se bazuar në studimet e bëra për këtë segment, nga viti 2013 në tërë Kosovën ka rënie të angazhimit të rinisë në proceset e vendimarrjes.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe mungesa e një qendre publike të rinisë në Gjakovë, ku nga 28 qendra sa gjenden në Kosovë, vetëm 2 prej tyre janë aktive. Për këtë qështje drejtoresha e drejtorisë për kulurë rini dhe sport në Gjakovë, Saranda Hyseni Maloku, u arsyetua se ka mjaft objekte të komunës së Gjakovës që në periudhë afatshkurtër mund të jenë  të lira dhe ndonjëra prej tyre të shfrytëzohet për aktivitete të rinisë në të ardhmen.

Nga ky diskutim frytdhënës u apelua që të rinjët të mos hezitojnë të angazhohen në projekte.

Read Previous

Shënohet 1 rast i vdekjes, dhe 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

29 pacientë me rezultat pozitiv po trajtohen në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë