Rikthimi i masave anticovid, mbyll shkollat

Me qëllim të frenimit të rasteve me covid-19, Qeveria e Republikës së Kosovës ka rikthyer në fuqi  një sërë masash. Ndër to është edhe mbyllja e të gjitha institucioneve publike dhe private të arsimit parauniversitar. Të njëjtat nga data 7 e deri më 18 prill, obligohen që të organizojnë formën e mbajtjes së aktivitetit mësimor sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit. Pikërisht për këtë, ka folur drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Albert Zajmi.

Një situatë e tillë është shoshitur edhe nga prindërit. Kryetari i këshillit të prindërve, Mark Frrokaj, ka thënë se do të ishte më mirë nëse do të vepronim siç ka qenë më parë, sepse mësimi fizik është shumë më efektiv se sa ai virtual.

Procesi mësimor do të kalojë në atë online edhe në UGJ “Fehmi Agani”, edhe këtu do të operojnë duke ju referuar masave anticovid. Problematikë mbetet vetëm praktika, për të cilën ende nuk ka një informacion të detajuar.

Ndërsa, dyert e institucioneve parashkollore do të jenë të hapura, vendim ky që është mirëpritur nga Arta Stavileci, drejtoreshë.

Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor i Arsimit në komunën e Gjakovës, thotë se pavarsisht sfidave do të mundohen që të kenë një organizim sa më të mirë në mënyrë që mësimi online të jetë efikas.

Rikujtojmë se zbatimi i masave do të filloj që nga data 7 e do të zgjasë deri me 18 prill.

Read Previous

Bill Gates paralajmëron se situata mund të përkeqësohet me pandemi të re

Read Next

Ujë me kastravec dhe limon/ Efektet në pastrimin e organizmit