Rikthehet Liga e Kampionëve, vëmendja në Milano

Gara më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet jashtëzakonisht interesante.

Do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve sfidat e rrethit të katërt të fazës së krupeve të këtij kompeticioni ku do të kemi përballje shumë interesante.

Sot në radhë janë ndeshjet e grupeve E, F,G dhe H ku spikat ballafaqimi ndërmjet Milanit dhe PSG-së në kuadër të grupit F. Italianët edhe më tutje mbeten pa fitore, me dy barazime dhe një humbje, kurse PSG është liderë me gjashtë pikë. /KosovaPress/

Në po të njëjtin grup do të ballafaqohen edhe Borussia Dortmundi dhe Newcastle United.

Sfidat tjera janë këto:

Shakhtar-Barcelona

Atletico Madrid-Celtic

Crvna Zvezda-Leipzig

Porto-Antwerp

Lazio-Feynoord

Manchester City-Young Boys

Read Previous

Pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese, Kurti iu premton zgjidhje

Read Next

Osmani vizitë zyrtare në Singapor: Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën