Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat

Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme, do të rifillojë gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në Hagë, pritet të vazhdojnë dëshmitë e dëshmitarëve të radhës.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve sipas kalendarit parashihet të mbahet nga data 14,15,16 dhe 17 gusht duke vazhduar tutje nga 28, 29 dhe 30 gusht.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vitesh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ata janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Deri më tani ndaj Thaçit dhe të tjerëve kanë dëshmuar 15 dëshmitare.

/eo/

Read Previous

Gjatë 24 orëve janë ngritur 53 aktakuza kundër 58 personave

Read Next

Sherri në “Air Albania”, Besiktasi gjobitet me 40 mijë euro