Rikthehen temperaturat pranverore gjatë kësaj jave

FOTO: VALON NIXHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë, situata sinoptike do të stabilizohet.

Riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale, por reshje siç patëm ditëve të fundit nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius./IHK

Read Previous

3 dekada nga ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës në futboll

Read Next

Kujdes ndaj këtij ‘malware’, zbulohet aplikacioni rus i spiunimit që regjistron gjithçka