Rikthehen përmbytjet në Belgjikë (VIDEO)

Përmbytjet janë rikthyer edhe njëherë si shkak i reshjeve të fundit.

Në provincën e Namur disa shtëpi janë evakuuar për shkak të një shembjeje.

Kurse në Dinant disa makina janë dëmtuar nga rrymat e forta të ujit.

Qindra kërkesa për ndihmë arritën në njësitë e zjarrfikësve, ndërsa autoritetet lëshuan paralajmërime duke iu bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me makinë.

Javën e fundit në Evropën Perëndimore më shumë se 200 persona e kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve.

Read Previous

A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin?

Read Next

Osmani takohet me kryeministrin japonez, pritet të rritet bashkëpunimi mes dy shteteve