Lehtësimi i masave anti-covid për sektorin e gastronomisë duket që ka qenë i mirëpritur, pasi që vazhdimi për mbyllje do të mund të ju shkaktonte edhe falimentim në biznesin e tyre. Halit Isufi, pronar i njerit prej restaurantëve në Gjakovë tha se gjatë pandemisë më së shumti është dëmtuar gastronomia.
Ai më tutje tha se përkunder mbylljeve që i kanë pasur disa herë, obligimet ndaj shtetit duhej të kryheshin rregullisht për të mos përfunduar në përmbarues.
Një tjetër gastronom tha se mbyllja e lokaleve ju ka sjellur shumë vështirësi pasi që shumë persona kanë mbetur pa punë.
Ata u shprehen se nëse ndodh përseri mbyllja e sektorit gastronom, atëherë do detyrohen të marrin masa kunder çdo veprimi pasues.