Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar nëntë ndeshje në NBA, derisa spektaklin nuk mungoi në asnjërën prej sfidave.

Los Angeles Clippers triumfuan me rezultat të thellë ndaj Portland Trail Blazers 116-86, duke mos pësuar disfatë në asnjërin çerek.

Një përballje e ashpër ishte edhe ajo në mes të Denver Nuggets e Cleveland Cavaliers, që u mbyll me 99-87 për këta të fundit.

Në kohën shtesë, Boston Celtics arriti të triumfonte si mysafir i Charlotte Hornets me shifrat 140-129.

Fitore në udhëtim mori edhe Milwaukee Bucks që fitoi ndaj Indiana Pacers me rezultat 119-

Spektakli nuk mungoi as në sfidën mes Atlanta Hawks e Detroit Pistons, me vendasin që në fund triumfuan 122-104.

Brooklyn Nets mori një fitore komode në shtëpi përball Washington Wizards me rezultat 104-90.

Një fitore komode e mori edhe Miami Heat në përballjen me Orlando Magic 107-90, derisa Toronto Raptors u mposhten në shtëpi nga Chicago Bulls me rezultat 111-108.

New Orleans Pelicans po ashtu fitoi në udhëtim te Minnesota Timberwolves me rezultat 107-98. /Telegrafi/

Read Previous

Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda e dënimit me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares

Read Next

Kosova me më së paku raste me Covid-19 në Ballkanin Perëndimor