Ekonomia e Islandës po e tejkalon shumicën e vendeve evropiane pasi vendi zbatoi një javë më të shkurtër pune pa ulur pagat, tregon sondazhi i fundit.
Midis 2020 dhe 2022, 51 për qind e punëtorëve në vend pranuan ofertën për një javë më të shkurtër pune, pra një javë pune 4-ditore.
Vitin e kaluar, Islanda pa një rritje ekonomike më të shpejtë se shumica e vendeve evropiane dhe një nga nivelet më të ulëta të papunësisë në Evropë, vunë në dukje Instituti për Autonomi me qendër në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shoqata Islandeze për Qëndrueshmëri dhe Demokraci.
– Ky studim tregon një histori të vërtetë suksesi: orët më të shkurtra të punës janë përhapur gjerësisht në Islandë dhe ekonomia është e fortë sipas një sërë treguesish – thotë Gudmundur D. Haraldsson, studiues në Alda.
Në dy eksperimente të mëdha midis 2015 dhe 2019, punonjësit e sektorit publik në Islandë punonin 35-36 orë në javë, pa ulje page. Shumë pjesëmarrës kanë punuar më parë 40 orë në javë.
Eksperimenti përfshiu 2500 njerëz – më shumë se 1 për qind e popullsisë në moshë pune të Islandës në atë kohë. Ato synonin ruajtjen ose rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e ekuilibrit punë-jetë. Studiuesit zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës, ndërsa mirëqenia e punëtorëve u rrit në mënyrë dramatike.
Pas eksperimenteve, sindikatat islandeze negociuan një reduktim të orarit të punës për 10,000 anëtarë të tyre në të gjithë vendin.
Vitaliteti ekonomik
Në vitin 2023, ekonomia e Islandës do të zgjerohet me 5 për qind, ritmi i dytë më i shpejtë i rritjes pas Maltës në mesin e ekonomive të pasura evropiane, sipas perspektivës më të fundit të ekonomisë botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo është shumë më e lartë se norma mesatare e rritjes së vendit prej gati 2 përqind midis 2006 dhe 2015.
Megjithatë, FMN parashikon rritje dukshëm më të ngadaltë në Islandë këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Një numër vendesh në mbarë botën kanë vendosur të prezantojnë eksperimentin katërditor të javës së punës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Irlandën./AlsatM