Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja vazhdoi me formën e lartë duke shënuar fitore në udhëtim kundër Bashkimit.
Për pejanët ishte kjo fitorja e gjashtë radhazi për të vazhduar si të pamposhtur.
Vëllaznimi shkaktoi befasi pasi fitoi si mysafir ndaj Ponte Prizrenit, teksa fitore mori edhe Sigal Prishtina ndaj Rahovecit.
Golden Eagle Ylli e fitoi me rezultat të ngushtë derbin ndaj Trepçës.
Rezultatet e javës së gjashtë:
Peja vazhdon të jetë lidere në tabelë edhe pas kësaj jave me 12 pikë, teksa Trepça e humbi vendin e dytë, aty ku tani ndodhet Prishtina. Por, këto dy skuadra kanë pikë të njëjta – 10.
Prizreni renditet i treti me 9 pikë, teksa pozitat 5, 6 dhe 7 ndahen nga Bashkimi, Vëllaznimi dhe Ylli, me nga 8 pikë.
Rahoveci është i fundit me 7 pikë.
Tabela:
/Gazeta Express/