Revista franceze jehonë për bukuritë shqiptare: Shqipëria, princesha e re e lindjes

“Paris vous aime Magazine” i ka kushtuar një artikull bukurive shqiptare, me titul “Shqipëria, princesha e re e lindjes”.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë foto nga revista franceze, ku thekson se surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike.

“ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L’EST ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të #ShqipërisëTuristike”, shkruan Rama./abcnews.al

Read Previous

Gërvalla në Strasburg, zhvillon takime për ta mbështetur Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit Evropian

Read Next

KMDLNj: Kosova duhet ta ketë Ligjin për Amnesti