Reuters: Ekipi i Trump po harton listat me emrat që do të shkarkohen në Pentagon

Reuters ka mësuar ekskluzivisht se ekipi i Donald Trump po bën gati listat me emrat e oficerëve në Pentagon që do të shkarkohen nga detyra sapo Presidenti i zgjedhur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Reuters, po hartohet lista e oficerëve ushtarakë që do të shkarkohen, përfshirë edhe shefa të Shtabit të Përbashkët.

Nëse kjo valë shkarkimesh do të ndodhë, do të jetë e paprecedentë në historinë e Pentagonit.

Një nga burimet e Reuters tha se ka të ngjarë që shkarkimet në Pentagon të përqëndrohen te ata oficerë ushtarakë amerikanë që konsiderohen si të lidhur me Mark Milley, ish-kryetarin e Shtabit të Përbashkët që në kohën e Trump.

Muajin e kaluar, Milley u citua në një libër ku e konsideronte Donald Trumpin “fashist”. Njerëzit e afërt të Donald Trump e kanë vënë atë në shënjestër.

Çdokush që është ngritur në detyrë dhe emëruar nga Milley, do të largohet. Ekziston një listë shumë e detajuar e të gjithë personave që ishin të lidhur me Milley. Dhe të gjithë do të largohen”, ka thënë burimi i Reuters.

Shefat e Përbashkët të Shtabit përfshijnë oficerët e rangut më të lartë në ushtrinë amerikane, ku bëjnë pjesë krerët e ushtrisë, marinës, marinsave, forcat ajrore, garda kombëtare dhe forcat hapësinore. /tvklan.al

Read Previous

Osmani pret në takim Clarkun: Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës

Read Next

Ish-ambasadori amerikan: Trump do ia dalë, Putini është i dëshpëruar dhe i gatshëm të negociojë për luftën në Ukrainë