Reshjet vërshojnë rrugët e Gjakovës (VIDEO)

Disa nga rrugët e Gjakovës u vërshuan si pasojë e reshjeve të vazhdueshme atmosferike.

Drejtori i shërbimeve publike në Gjakovë, Shkumbin Kastrati tha që: “Komuna e Gjakovës ka aktivizuar të gjitha drejtoritë përkatëse për të intervenuar në gjendjen e shkaktuar si pasojë e reshjeve të këtyre ditëve. Kuvendi komunal do të ndërmarrë edhe masa të tjera sipas nevojës gjatë ditëve në vijim.”

Kastrati apeloi tek të gjithë qytetarët që të bëjnë çfarëdo që munden së paku në zonën ku ata banojnë, në mënyrë që të tejkalohen këto vështirësi të shkaktuara si pasojë e këtyre reshjeve, dhe një gjë e tillë të përfundojë me sa më pak dëme.

Read Previous

Tokat bujqësore dëmtohen nga reshjet e shiut në Gjakovë (VIDEO)

Read Next

Rrugët e fshatit Rracaj dhe fshatrave përreth, vërshohen nga reshjet(VIDEO)