Reshjet e shiut përmbytin disa provinca në Indi

Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në Indinë verilindore gjatë katër ditëve të fundit, raportuan autoritetet dhe media të hënën, teksa shërbimi meteorologjik parashikon më shumë shira.

Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkim u evakuuan të hënën, sipas autoriteteve, ndërsa ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vendosën në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 persona të bllokuar në zonat e përmbytura.

Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë nga një rrëshqitje dheu në rajonin Sylhet, në pjesën verilindore të vendit, ndërsa qindra strehimore u hapën në zonat malore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachari dje, të dielën.

Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë ose të evakuohen.

India Verilindore dhe Bangladeshi janë të prirura për shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dhe përmbytje vdekjeprurëse, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Top Channel

Read Previous

Fetahu: Këtë vit patëm stinorin më të fortë në basketbollin e Kosovës

Read Next

Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur