Reshjet e shiut e bëjnë të pakalueshme rrugën “Patriot Berisha” në paralagjen Brekoc

Rruga “Patriot Berisha” në paralagjen Brekoc të qytetit të Gjakovës kanë të njëjtin problem cdoherë kur ka reshje të shiut.  Rruga mbushet me ujë dhe krijon vështirësi në qarkullim për banorët e sidomos për nxënësit që doemos duhet të kalojnë nga kjo anë, për të shkuar në shkollë. Sipas banorëve ky problem është që një kohë të gjatë dhe sa herë ka reshje më të theksuara krijohet situatë e rënduar. 

Nga Instituti Hidrometerologjik janë paralajmëruar reshje të shiut por edhe vërshime në disa zona në afërsi të lumenjëve në komunën e Gjakovës, gjatë ditëve në vijim. Nëse një gjë e tillë ndodh  problemet për këtë lagje mund të jenë të vazhdueshme.

Read Previous

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Read Next

BE-ja lëshon komunikatë të përbashkët për shtyp, pas takimit Kurti-Borell