Reshjet e borës, Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Durimishi thotë se kompanitë e pastrimit gjenden në terren.

“Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit”, thotë ai.

Më tej, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”.

/Telegrafi/

Read Previous

Anulohet tenderi për blerjen e uniformave operacionale për policët

Read Next

Shqiptarët fitojnë në Rumani, shkëlqejnë Hasani, Krasniqi dhe Rrahmani