Kanë përfunduar sot edhe dy ndeshjet e javës së 18-të apo të fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani barazoi pa gola me Prishtinën, kurse Llapi fitoi pastër në udhëtim 0:2 ndaj Lirisë.
Kësisoj, Ballkani i prin renditjes tabelare me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Në pozitën e tretë është Drita me 31 pikë, dy më shumë se Malisheva që pozicionohet e katërta.
Prishtina mban pozitën e pestë me 26 pikë, dy më shumë se Dukagjini.
Feronikeli 74 është I shtati me 21 pikë, kurse Gjilani I teti me 17 sosh.
Fushë Kosova është e parafundit me 10 pikë, kursev krejt në fund është Liria me nëntë pikë të grumbulluara.
/Gazeta Express/