Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani e prin tabelën me 23 pikë të grumbulluara nga nëntë takime. Kampioni i Kosovës të premten triumfoi ndaj Lirisë me rezultat të thellë 4-1.
Ndërkohë, Drita që renditet pas skuadraës suharekase, shënoi fitore në Podujevë ndaj Llapit.
Kjo e fundit është në pozitën e tretë me 19 pikë të grumbulluara nga 10 takime. Teksa Prishtina që nuk di për fitore renditet në pozitën e katërt me 13 pikë.
Ndërkohë Malisheva dhe Dukagjini me 12 pikë pozicicionohen në pozitën e pestë dhe të gjashtë.
Ndërsa në pozitën e fundit është Fushë Kosova me vetëm pesë pikë.
/Klankosova.tv/