Remitancat arrijnë rekord historik në Shqipëri

Në tremujorin e parë të vitit 2023, të ardhurat nga emigrantët shqiptarë të dërguara drejt të afërmve të tyre, kanë arritur një nivel rekord, duke shkuar në 214 mijë euro, ose 16% më shumë se sa e njëjta periudhë e krahasuar me një vit më parë.

Madje, ky nivel është më i lartë edhe se në vitin 2008, kur ato patën arritur kulmin e tyre dhe përgjatë viteve më pas, filluan rënien.

Një periudhë e gjatë thuajse 20-vjeçare pa një nivel të qëndruehsëm të remitancave, kur në 2017-ën erdhi edhe një rritje e radhës.

Nivelin më të ulët në kursin e dekadës së fundit, sa i takon tremujorit të parë, të ardhurat nga emigrantët e kapën në vitin 2014, kur vetëm 118 milionë euro u dërguan.

Më pas, rritja ka qenë graduale, deri kur në vitin 2022 u kap shifra e 184 milionë eurove.

Por, “boom”-i i ri i kapur, i cili tejkalon me 1 milion euro vitin rekord 2008.

Një ndër arsyet e menduara të kësaj shifra, është edhe shtimi i kanaleve të reja për të ardhurat, si fjala bie Franca, apo Mbretëria e Bashkuar, kur në kohën e shkuar, më së shumti ka pasur dërgesa nga Italia, Greqia, apo edhe Gjermania.

Po ashtu, mendohet nga ekspertët se mund të ketë pasur edhe një shtim të burimeve informale në vend, duke parë edhe vlerësimin e fortë të lekut kundrejt valutave si euro apo dollari.

Fakti është gjithsesi se remitancat janë rritur dhe kjo jo domosdoshmërisht është shenjë e mirë për Shqipërinë, pasi përpos injektimit të parave që bëhet në ekonominë e vendit, është tregues edhe i faktit se mund të ketë shtim emigrantësh shqiptarë në vendet e huaja vitet e fundit.

/AlbanianPost/

Read Previous

Rama flet për tensionet e veriut: Asnjë e shtënë që kapërcen kufijtë, aty është Amerikë, NATO

Read Next

Giresse: S’mund të gabojmë më, Rumaninë e presin disa surpriza në Prishtinë