Një rebelim masiv i 100 personave, të armatosur me armë të ftohta dhe mjete rrethanore, ka ndodhur në qendrën e emigrantëve pranë aeroportit të Heathrow, në Britaninë e Madhe.
Sipas njoftimeve të para nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ky sulm ka ndodhur pasi në qendër janë fikur dritat, por prej të tij asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave blu.
Qendra e emigrantëve Harmondsworth, në zonën e njohur si West Drayton, trajton një numër shumë të madh rastesh të emigrimit të jashtëligjshëm që ndodh në Britani, përmes linjave ajrore.
Ndërprerja e energjisë dhe uji të pijshëm ka ndodhur që pasditen e 4 nëntorit dhe ende vijon.
Stafi që trajton emigrantët, po ashtu, nuk ka referuar asnjë të lënduar prej kaosit të krijuar.
Në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikës dhe grupe speciale, të cilët ndihmuan në neutralizimin e personave të përfshirë në incident. /Albanianpost.com