Real Madridi refuzon Ronaldon

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe thuhet se Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi janë në garë për ta nënshkruar atë, ndërsa Real Madrid nuk është i interesuar.

Mediumi italian La Gazzetta dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se Ronaldo po kërkon një rrugë shpëtimi nga Juventusi, duke vendosur largimin.

Edhe gazeta spanjolle Marca konfirmon që Ronaldo dëshiron të largohet nga Torino këtë verë.

Edhe pse opsioni i tij i parë është një kthim në Real Madrid, Los Blancos tashmë e kanë informuar portugezin se nuk janë të interesuar ta rikthejnë atë përsëri në klub.

36-vjeçari thuhet se i ka dërguar mesazhe ish-shokëve të tij të skuadrës dhe Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, por nuk ka arritur të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në Stadio Bernabeu.

Sidoqoftë, Manchester Unitedi ashtu edhe PSG mbeten në garë për të nënshkruar sulmuesin legjendar që dëshiron të vazhdojë të luajë ende në një nga klubet elitare të Evropës.

Agjenti i tij Jorge Mendes raportohet se është në marrëdhënie të mira me drejtuesit e Djajve të Kuq dhe po negocion një transferim të mundshëm.

Read Previous

Reagon Qeveria e Serbisë pas deklaratës së Haradinajt për bashkim kombëtar

Read Next

Kosovë, një 47 vjeçar në mesin e pesë viktimave nga Covid-19