Mediat angleze kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit madrilen janë duke e monitoruar situatën e anglezit te “Qytetarët”.
Së fundmi është përfolur se Sterling mund të shitet gjatë kësaj vere nga drejtuesit e klubit anglez.
Manchester City për ta liruar lojtarin kërkon mbi 100 milionë euro.
26-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023. Këtë edicion sulmuesi anglez ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha garat./Koha.net/