Real Madridi gati sulmin e radhës për Mbappe

Real Madrid është i vendosur t’i shkojë deri në fund dëshirës për të sjellë Kylian Mbappe në Madrid.

Pas refuzimit nga ana e PSG në merkaton e verës shifrën prej 180 milion eurosh për yllin francez, “los blankos” nuk njohin “dorëzimin”.

Sipas “Marca” drejtuesit e Realit po synojnë që ta sjellin Mbappenë në Madrid për ta bërë bashkë me Vinicius Junior, që shikohet si e ardhmja e futbollit.

“Los Blankos” janë gati t’i bëjnë një ofertë të re PSG për sulmuesin francez, që në merkaton e janarit, por nëse as këtë herë nuk arrihet synimi, atëherë Reali ka gati planin B, ta transferojë Mbappenë si lojtarë të lirë në merkaton e verës, duke marrë parasysh se edhe lojtar e dëshiron diçka të tillë. 

/f.a/abcnews.al

Read Previous

SBASHK mban mbledhje të jashtëzakonshme, paralajmërohen greva nga janari

Read Next

Dua Lipa ia kërkon shefes së BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën (VIDEO)