Real Madridi dhuron 1 milion euro për popullin ukrainas

Real Madrid-i do të dhurojë 1 milion euro për të ndihmuar popullin e Ukrainës, si pjesë e fushatës “Të gjithë me Ukrainën” (Todos con Ucraina), e nisur më 5 mars nga Fondacioni i klubit.

Fondacioni i Real Madrid-it po punon me OJQ të ndryshme, për të ndihmuar në zbutjen e nevojave bazë të popullsisë ukrainase të zhvendosur nga zonat e luftës.

Një pjesë e fondeve të mbledhura nga fushata e Fondacionit Real Madrid do të shkojnë për Kryqin e Kuq spanjoll, i cili do të presë refugjatët ukrainas në Spanjë.

Fushata e Fondacionit Real Madrid “Todos con Ucrania” do të mbetet e hapur për aq kohë sa të jetë e nevojshme thuhet nga mediat spanjolle. /Albanianpost.com

Read Previous

4 mënyra se si ligji kinez po synon t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë të martuar

Read Next

Danimarka propozon ndalimin e shitjes së cigareve për personat e lindur pas vitit 2010