Real Madrid i indinjuar me UEFA-n për renditjen e klubeve më të mira në vitin 2022

Që UEFA dhe Real Madrid nuk kanë një marrëdhënie të mirë, nuk është mister për askënd. Për këtë arsye, sa herë që del në pah diçka që lidhet me të dyja, bëhet bujë.

E fundit ka qenë renditja e bërë nga UEFA për klubet më të mira në vitin 2022 ku Real-i, pas fitimit të La Liga-s dhe Champions League-s, është renditur i gjashti.

Mbi spanjollët qëndron Manchester City, i cili ka qenë ekipi i parë i klasifikuar sipas UEFA-s. Bayern Munich i dyti dhe Liverpool i treti. “Top-5” përfundon me Chelsea-n dhe PSG-në.

Kështu, klasifikimi ka shkaktuar zemërim tek tifozët madrilenë të cilët nuk e kuptojnë se si ekipi i tyre nuk ka zënë më vendin e parë pas fitimit të Champions League, por ka mbetur jashtë “top-5” pas klubeve si Chelsea që nuk shtoi asnjë trofe këtë vit.

/Albanianpost.com

Read Previous

Lojtarët më të mirë të CS:GO nga secili shtet, pjesë e listës edhe dyshja shqiptare ‘juanflatroo’ dhe ‘rigoN’

Read Next

Përurohet Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive dhe ajo e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim