“El Clasico” i takon Real Madridit.
“Los Blancos” fituan me rezultat 3:1 në “Santiago Bernabeu”.
Golin e epërsisë e realizoi Karim Benzema.
Golin e dytë e shënoi Federico Valverde.
Barca u kthye në lojë me golin e Ferran Torres.
Ndërsa ishte Rodrygo ai i cili e vulosi fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit.
Ai shënoi për 3:1 nga pika e bardhë.
Madrilenët aktualisht janë në vendin e parë në La Liga me 25 pikë.
Kurse, Barca është një vend më poshtë me tre pikë më pak.
/KlanKosova/