Real Madrid – Bayern Munich, planifikojnë shkëmbimin mes Davies dhe Mendy

Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë në “aksin” Gjermani-Spanjë.

Bayern Munich dhe Real Madrid po planifikojnë të bëjnë një shkëmbim sa i përket repartit të mbrojtjes.
Sipas raportimeve të medieve franceze me kontratën që i skadon në 2025-ën, Alphonso Davies dëshiron që të largohet që këtë verë nga bavarezët për t’u bashkuar me ekipin e “Los Blancos”.

Në një situatë të tillë Bayern po punon që me largimin e Davies të marrë një lojtar të Real-it dhe dy klubet po punojnë për shkëmbimin me Mendy./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

A është gati Parisi për Lojërat Olimpike?

Read Next

De Boer: Tani e di pse Guardiola nuk e donte Cancelon