De Boer: Tani e di pse Guardiola nuk e donte Cancelon

Real Madridi mundi Barcelonën me 3-2 në El Clasico në stadiumin Santiago Bernabeu për të siguruar titullin e ligës spanjolle.

Vinicius Junior, Lucas Vazquez dhe Jude Bellingham shënuan për Realin, ndërsa Andreas Christensen dhe Fermin Lopez shënuan për Barcelonën.

Reali është tani 11 pikë përpara Barcelonës së vendit të dytë me gjashtë xhiro për të përfunduar edicionin 2023/24.

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Joao Cancelo u kritikua shumë. Ai, së bashku me të riun Pau Cubrasi që devijoi penalltinë, ishte sipas Sofascore lojtari më i keq në fushë me vlerësimin 6.3.

Në ndeshje ai u driblua një herë, nuk pati asnjë krosim të saktë, fitoi katër nga dhjetë duelet në të cilat ishte, pati vetëm një driblim të suksesshëm nga katër tentime dhe humbi topin 14 herë.

Rivali i tij më i zakonshëm, Lucas Vazquez, konsiderohej nga shumë njerëz si lojtari i ndeshjes.

Cancelo u kritikua ashpër nga dy legjendat e futbollit holandez, Ronald de Boer dhe Marco van Basten, të cilët analizuan El Clasico për mediumin holandeze Ziggo sports.

“Tani e di pse Pep Guardiola nuk e donte Cancelon. Ky djalosh luan lojën e tij të futbollit. Ai mendon se gjithçka ka të bëjë me atë që bën me topin. Cancelo, ti je një mbrojtës, dreqi e marrtë”, deklaroi De Boer.

Më pas u bashkua Van Basten dhe komentoi shkurt: “Është çmenduri se si Cancelo vazhdon të bëjë të njëjtat gabime në moshën e tij si në fillim të karrierës”. /Telegrafi/

Read Previous

Real Madrid – Bayern Munich, planifikojnë shkëmbimin mes Davies dhe Mendy

Read Next

Kryeministri Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen