Reagojnë demokratët amerikanë pas ndaljes së ndihmës ndaj Ukrainës nga Trumpi

Demokratja nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Tammy Duckworth ka reaguar për vendimin që ka njoftuar Shtëpia e Bardhë për pezullimin e ndihmave ushtarake për
Ukrainën.

“Një braktisje e turpshme e Ukrainës. Ky vendim nuk do ta bëjë vendin tonë më të sigurt. Kjo do të inkurajojë Putinin dhe kundërshtarët tanë, ndërkohë që do të dobësojë marrëdhëniet tona me partnerët demokratë”, thotë ajo në X.

I pakënaqur nga ky vendim u shpreh edhe demokrati i Senatit nga Vermont.

“Putini është një kriminel lufte. Zelensky është një hero. Trump është i dobët“, thotë ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Read Next

Von der Leyen: Evropa ka nevojë për rritje masive në mbrojtje