Raundi i tretë i kualifikueseve të Conference League – Sot hidhet shorti në Nyon

Shorti i raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League 2023/24 do të hidhet në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër, të hënën më 24 korrik në orën 14:00.

Ballkani, Dukagjini dhe Drita, pra tri skuadrat kosovare do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre të mundshëm për raundin e tretë, në rast se kalojnë raundin e dytë.

Ballkani përballet me ekipin nga Irlanda e Veriut, Larna FC në raundin e dytë, Dukagjini me gjigantët nga Kroacia, Rijeka, teksa Drita me ekipin e njohur evropian, Viktoria Plzen.

/GazetaBlicSport/

Read Previous

Korfuzi i Greqisë përfshihet nga zjarri, bëhet thirrje për evakuim

Read Next

Ministrat e brendshëm të Kosovës e Shqipërisë e vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë