Rasti tragjik në Pejë, çka deklaroi Avni Ademaj? – Flet avokati Kollçaku

Avokati mbrojtës i Avni Ademajt, Gëzim Kollçaku ka bërë të ditura detaje nga deklarata e të mbrojturit të tij dhënë para prokurorit në lidhje me vrasjen tragjike në Pejë, ku të vdekur mbetën dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

Kollçaku ka thënë se Avni Ademaj, ka dhënë të njëjtën deklaratë që nga fillimi, duke thënë se ka dal në vendin e ngjarjes pasi ka dëgjuar zhurmë.

“Ngjarja ka ndodhur para lokalit të të mbrojturit tim. Ai e ka shtëpinë ngjit me lokalin edhe në momentin që ka dëgjuar krisma e zhurmë, kur ka ardhur në vend të ngjarjes është plagosur. Kjo është deklarata e tij dhe kështu është deklaruar nga fillimi”, tha Kollçaku për Telegrafin.

Sipas avokatit, gjendja shëndetësore e Ademajt nuk është e mirë, pasi ai ende është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

“Gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë për momentin, ende është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë”, theksoi ai.

Tutje Kollçaku tha se, “zyrtarët e kanë sjell në Gjykim nga spitali dhe nga Gjykata prapë e dërguan në trajtim”.

“Ai është i plagosur në dorën e djathtë, është plagë prej armës së zjarrit hyrëse dhe dalëse”, tha Kollçaku.

/Telegrafi/

Read Previous

Krenari shqiptare në seminarin ndërkombëtar të ‘Vatrës’ në vitin 1969 (FOTO)

Read Next

Kulla e gurit më e larta në botë, një mrekulli e natyrës që është dy herë më e madhe se Kulla e Eiffelit