Spitali i Pejës ka bërë të ditur të shtunën se ka shkarkuar edhe drejtorin mjekësor edhe ai për infermieri pas skandalit me foshnjën, e cila kishte lindur e vdekur, e më pastaj ishte futur në rrobalarëse nga personeli.
Kështu të paktën bëhet e ditur përmes një komunikate për media e lëshuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, këtë të shtunë.
“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.
Ndryshe një ditë më parë po ky spital për rastin e njëjtë kishte shkarkuar edhe shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë. /Albanianpost.com