Raste të shumta me grip sezonal në QKMF-në e Gjakovës

Gripi sezonal i përhapur kohëve të fundit në vendin tonë ka bërë që të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Sipas Shqipe Qarkaxhiut, mjeke në këtë qendër, gjatë ditës shërbime kërkojnë rreth 300 pacientë, ku më shumë se gjysma kanë simptoma të gripit.

Ka raste kur ky grip ngatërrohet me virusin Covid-19, mirëpo falë testimeve që kryhen në QKMF, shumë shpejt bëhet evidentimi dhe dallimi i tyre.

Më të afektuarit në bazë të moshës, nga gripi sezonal janë fëmijët. Personit të infektuar me grip zakonisht simptomet i zgjasin për 5 ditë, andaj gjatë kësaj kohe rekomandohet përdorimi i lëngjeve, dezinfektimi dhe çlodhja.

Read Previous

OBSH rekomandon dozën e tretë të vaksinës për personat me imunitet të dobët

Read Next

KEDS-i lajmëron se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet mund të ketë ndërprerje të rrymës