Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes Norwich Cityt dhe Leicester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të Premier Ligës angleze.
Pas dy xhirove duke startuar nga fillimi i ndeshjes, sulmuesi kosovar, Milot Rashica përsëri është titullarë nga minuta e 1’ për skuadrën e Norwich Cityt.
Në dy xhirot e fundit, Norwich ka regjistruar dy humbje të njëpasnjëshme, krahas Leicester Cityt që ka regjistruar një fitore dhe një humbje.
Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen dhe ato i gjeni më poshtë.
Norwich City (4-2-3-1): Krul; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Melou, Gilmour, McLean; Cantwell, Pukki, Rashica
Leicester City (4-2-3-1): Schmeichel; Thomas, Soyuncu, Amartey, Pereira; Ndidi, Tielemans; Barnes, Maddison, Albrighton; Vardy
16:00 Norwich City – Leicester City (Stadiumi Carrow Road)
/KosovaPress/