Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton urën e Ibrit

Riho Terras. Source: Priit Mürk/ERR

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar urën e Ibrit në Mitrovicë, pasi takoi përfaqësues politikë të komunitetit serb.

Terras s’ka folur për mediat, derisa pritet ta vizitojë edhe kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok, raportoi RTK-ja të martën.

Ai është takuar një ditë më parë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai e ka dënuar sulmin e 29 nëntorit në Zubin-Potok, derisa u shpreh i rezervuar rreth nçërdit në dialogun Kosovë-Serbi. /KOHA.net/

Read Previous

Van der Sar tregon eksperiencën e tij tronditëse të hemorragjisë cerebrale

Read Next

Izraeli ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në Siri që nga rënia e Assadit