Raportohet për dy të plagosur në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës ka marrë informatën se në orën 19:37 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një plagosje.

Me të dal në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se dy persona janë plagosur dhe kanë marrë lëndime të lehta gjendja e tyre është jashët rrezikut për jetë. Ndërsa dy persona janë identifikuar si të dyshuar dhe deri në këto momente të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë në arrati.

Në vend të ngjarjes ka dalur edhe njësia e ndihmës emergjente ku auto ambulanca ka dërguar të plagosurit në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Ndërsa me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitë e tjera të Policisë së Kosovës.

Kështu është shprehur drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. I pyetur nga televizioni Syri se a janë familjarë mes vete personat që janë të përfshirë në këtë rast Graishta ka thënë se ende nuk ka informata për këtë çështje, ndërsa është bërë e ditur se hetimet rreth këtij rasfi po vazhdojnë ende.

Read Previous

Reagon KB ”Vëllaznimi” rreth kërkesës së FBK-së

Read Next

2640 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot pritet të merret vendimi për masat e reja antiCOVID