Raportohet për defekt në ngrohje në I.P. “Ganimete Tërbeshi”

Televizioni Syri ka marrë informatë se në qerdhen “Ganimete Tërbeshi” në objektin Orize ka mungesë të ngrohjes. Në kushte anonimiteti për këtë kanë treguar prindër të cilët kanë tërhequr fëmijët nga kopshti për shkak të mungesës së ngrohjes, për të cilën janë njoftuar paraprakisht nga edukatoret. Sipas shefit të arsimit  tërë kjo është pasojë e një problemi teknik e në ndërkohë fëmijët dhe personeli kanë alternativa të tjera të ngrohjes.

Edukatoret nuk pranuan të prononcohen para televizionit Syri, për këtë qështje.

Puna në këtë objekt po vazhdon të zhvillohet normalisht duke shfrytëzuar mënyrat tjera të ngrohjes deri në rregullimin e defektit që pritet të rregullohet brenda ditës.

Read Previous

Rriska buke me mjaltë dhe kanellë: Kafjall i cili pengon disa sëmundje serioze!

Read Next

Eksperti i kriptovalutave: Bitcoin mund të rritet deri në 300,000 dollarë