Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar një rast të zhdukjes së një personi në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00.
Raporti i plotë:
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /tvsyrivision/