Raporti OBSH-Kinë: Transmetimi i virusit nga lakuriqët është skenari më i mundshëm, prejardhja nga laboratori “e pamundur”

Një studim i përbashkët i OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e coronavirusit thotë se transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm dhe se rrjedhja e virusit nga laboratori është “jashtëzakonisht e pamundur” në këtë rast.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjetjet ishin kryesisht ashtu edhe siç pritej dhe lanë shumë pyetje pa përgjigje, por raporti siguroi në thellësi detaje mbi arsyetimin pas përfundimeve të ekipit.

Studiuesit propozuan të bëjnë kërkime të mëtejshme në çdo fushë, përveç hipotezës së rrjedhjes së virusit nga laboratori.

Publikimi i raportit është vonuar në mënyrë të përsëritur, duke ngritur pyetje nëse pala kineze po përpiqej të anonte përfundimet për të parandaluar fajin për rënien e pandemisë në Kinë. /Telegrafi/

Read Previous

​Shqiprim Arifi fiton zgjedhjet në Preshevë

Read Next

Diellza, vajza ma sindromin down fillon praktikën në DKRS