​Shqiprim Arifi fiton zgjedhjet në Preshevë

Të dielën e 28 marsit në Preshevë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale.

Nga rezultatet preliminare, partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje ApN ka marrë 6 mijë e 20 vota, që i bie 14 mandate. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi

Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës. PDSh ka marrë 4 mijë e 173 vota.

Ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota, që i bie 7 mandate.

Rezultatet e zgjedhjeve:

ApN- 6020, 14 mandate

PDSh- 4173, 9 mandate

PVD- 3368, 7 mandate

LR 2545, 5 mandate

UDSh- 441, 1 mandat

Lista Serbe-1222, 2 mandate

Read Previous

Libri publicistik “Ecje nëpër kujtime”, i autorit Adem Lushaj

Read Next

Raporti OBSH-Kinë: Transmetimi i virusit nga lakuriqët është skenari më i mundshëm, prejardhja nga laboratori “e pamundur”