Përmes një raporti të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është bërë e ditur se aktualisht në këtë institucion shëndetësor 7 pacientë janë të hospitalizuar dhe duke u trajtuar për Covid19.
Të dhënat nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” janë këto ↓ :
Raporti 24 orësh,datë 16 Tetor 2021, ora 8.00 është:
• 7 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
• 7 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv
• 7 pacientë me oksigjeno terapi
• Të gjithë paciente që trajtohen për Covid janë nga Shqipëria.
Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi!