Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë 132 pacientë të cilët kanë rezultuar 112 pozitiv, 11 të konfirmuar negativ dhe 9 të pakonfirmuar.
Me respirator janë 4 pacientë, me CPAP maskë është 1 pacient, ndërsa me oksigjeno-terapi 80 pacientë.
Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, andaj vaksinohuni.