- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 66 pacientë, prej të cilëve 57 janë pozitivë, 4 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 35 pacientë, ndërsa me respirator 1 pacient dhe 3 pacientë në CPAP maskë.
- Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë asnjë mjekë Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 1 tjetër nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.
- Nga Shqipëria janë 7 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 9 prill nga spitali “Isa Grezda”