Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 73 pacientë, prej të cilëve 63 janë pozitivë, 6 negativ, dhe 4 të pakonfirmuar./Syri-vision.tv.
Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa me respirator dhe CPAP maskë janë nga dy pacientë.
Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitivë vetëm 3 infermier.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 73 janë të zënë, dhe 62 shtretër të tjerë janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 7 pacientë./Syri-vision.tv.