Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 7 pacientë, prej të cilëve 4 janë pozitivë, 2 negativ, dhe 1 i pakonfirmuar.
Me oksigjen aktualisht po trajtohen 5 pacientë, me respirator një pacient dhe CPAP maskë asnjë pacient.