- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 78 pacientë, prej të cilëve 67 janë pozitivë, 4 negativ, dhe 7 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 46 pacientë, ndërsa me respirator asnjë pacient dhe një pacient në CPAP maskë.
- Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor asnjë mjek nuk është Covid pozitiv kurse 4 infermierë, dhe asnjë nga stafi mbështetës shkruan Syri-vision.tv.
- Nga Shqipëria janë 5 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 19 prill nga spitali “Isa Grezda”